Editorial

Mbërritja e Yuri Kim, një lajm i mirë për Shqipërinë

Shkruar nga Liberale
Mbërritja e Yuri Kim, një lajm i mirë për

Ervis Iljazaj

Për fat të mirë , përfaqësuesja e politikës së jashtme amerikane në Shqipëri mbërriti dje në Tiranë. Ky është një lajm i mirë për Shqipërinë, pasi prezenca e ambasadorit amerikan këtu është gjithmonë një shenjë sigurie për shoqërinë shqiptar. Mungesa e një ambasadori në Rrugën e Elbasanit, krijon gjithmonë problem  për politikën dhe ambjentin shoqëror në përgjithësi.

Një mungesë e gjatë që nga koha kur u largua Donald Lu, e cila ka ndikim dhe në politikën shqiptare, madje më shumë se asgjë tjetër për disa cështje të caktuara. Në seancën dëgjimore përpara komisionit kandidatja për ambasadore në Shqipëri paraqiti vizionin e saj për rrugën që do të ndjekë dhe prioritet që do të ketë në misionin e saj në Tiranë. Me sa duket prioritet do të jenë po njësoj si paraardhësi i saj, ku në seancën përpara komisioni deklaori se do të mbështeste reformat dhe kryesisht atë në drejtësi. Por, ndër të tjera, theksoi edhe shtysën e saj për të zgjidhur krizën politike në Shqipëri.

Një nga arsyet se përse kriza politike në Shqipëri po vashdon gjatë, është padyshim dhe mungesa e ambasadorit amerikan

Të gjitha këto deklarat kanë të bëjnë padyshim me gjendjen politike dhe insitucionale ku ndodhet sot Shqipëria.

Sjellja e politikës shqiptare gjatë dekadave të fundit na ka mësuar se, ajo ose bëhet bashkë për të ndarë pushtet kur është në interes të palëve, ose gjendet në një situatë konfliktuale të thellë, ku gjuha e përbashkët për interesin publik nuk gjendet.

Si pasojë e konfliktualitetit politik, kalon në krizë i gjithë sistemi, ashtu sikurse ka kaluar në këtë moment.

Kështu që, për të gjetur një rrugëdalje nga ky ngërç, nuk pritej asgjë tjetër përveçse mbërritjes në Tiranë të ambasadores se re amerikane, e cila mund të rigjallërojë dinamikën e vdekur tashmë të politikës tonë.

Linja politike e ShBA-së në Shqipëri që pasqyrohet nëpërmjet ambasadorit të saj këtu, është domethënëse edhe për zhvillimet politike të brendshme. Në këtë moment që po flasim, është një linjë që është në stand by deri në  prezantimin e publikut shqiptar  të ambasadorit të ri.

Askush nuk mund të mohojë se, qëndrimet e ambasadorit amerikan në Shqipëri ,përbëjnë si të thuash, vendime të arbitrit, që në një fare mënyre gjykon mbarëvajtjen e politikës këtu te ne.

Dhe, kur mungon arbitri, loja nuk zhvillohet. Duam apo s’duam ne, ndërkombëtaret, kanë ende një ndikim të madh për ngjarjet politike të brendshme. Që nga rënia e komunizmit e deri më sot, për shkak të proceseve euroatlantike të Shqipërisë, por, edhe për shkak se politika shqiptare nuk ngjall besueshmëri te opinion publik, ndërkombëtarët janë kthyer në sytë e shqiptarëve aktorët më të besueshëm. Për këtë arsye vendimet e tyre kanë një influencë në politikën e brendshme.

Reformat e mëdha dhe çështjet që presin përgjigje nga politika në këto momente, më sa duket, do ti vënë në lëvizje  përsëri shtysa amerikane, e cila në këtë momente është pezull. Deri atëherë, asgjë e rëndësishme nuk do të ndodhë.

Aleatët më të rëndësishëm ndërkombëtar të Shqipërisë  dhe me impakt në politikën e brendshmë tonën kanë qenë në këto dekada Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian. Ky i fundit për shkak se nuk ka një zë unik në politikën e jashtme dhe për ngajrjet e fundit të cështjes së negociatave fatkeqësisht e  ka humbur disi rolin e tij. Në këtë kuptim, ambasadori amerikan në Shqipëri merr edhe një rol më të madh. Prandaj, cështjet pezull që kanë ngelur deri më tani, të cilat janë shumë dhe shqetësuese për të ardhmen e Shqipërisë, do të marrin një drejtim vetëm nëse politika amerikane në Shqipëri nëpërmjet ambasadorit të saj do të jetë insistuese në këtë drejtim./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH