Globi

Mbërrin në Maqedoninë e Veriut grupi i dytë i afganëve

Shkruar nga Liberale
Mbërrin në Maqedoninë e Veriut grupi i dytë i afganëve

Në Aeroportin e Shkupit të mërkuren pasdite mbërriti një grup i ri prej 44 afganësh. Ata u pritën nga pjesëtarë të Kryqit të Kuq dhe më pas u drejtuan në hotele në zona pranë Shkupit. Autoritetet qeveritare thanë se atyre do t’u bëhet testi PCR për COVID-19 dhe do t'u ofrohet vaksinimi.

Në mesin e refugjatëve afganë kishte edhe fëmijë. Autoritetet në Shkup njoftuan se qyetarët afganë janë pjesë e një organizate humanitare ndërkombëtare që kishte vepruar në Afganistan në fushën e restaurimit të objekteve historike dhe në trajtimin e pacientëve në Kabul.

Para këtij grupi, më 31 gusht arritën 149 shtetas afganë, që po ashtu kishin punuar për organizata ndërkombëtare, të shoqëruar me një pjesë të familjeve të tyre. Sipas autoriteteve në Shkup, qytetarët afganë do të qëndrojnë tre muaj në Maqedoninë e Veriut dhe më pas do të transferohen në Shtetet e Bashkuara apo në shtete të treta.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH