Aktualitet

Mbërrijnë nesër në Shkup trupat e aksidentit tragjik, Rama dërgon 3 ministra

Shkruar nga Liberale
Mbërrijnë nesër në Shkup trupat e aksidentit tragjik, Rama

Nesër në Shkup do të mbërrijnë trupat e pajetë të 46 viktimatë të aksidentit tragjik që ndodhi me autobusin në Bullgari. Me ketë rast do të ketë një ceremoni funebre të organizuar nga qeveria e Maqedonisë së Veriut. Në mungesë të kryeministrit Edi Rama, nga Tirana mësohet se do të marrin pjesë tre ministra të kabinetit qeveritar.

Sipas Lapsi.al është fjala për Elisa Spiropalin, Bledi Çuçin dhe Niko Peleshin. Trupat e viktimave do të mbërrijnë me dy avionë ushtarakë.

Pas ngjarjes së rëndë, ku shumica e viktimave ishin shqiptarë, në rrjetet sociale pati reagime të shumta kundër Ramës, për faktin që nuk shpalli një ditë zie sikundër bëri qeveria e Kosovës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH