Aktualitet

Mbërrijnë në Shqipëri 60 respiratorë nga stoku i NATO-s

Shkruar nga Liberale
Mbërrijnë në Shqipëri 60 respiratorë nga stoku i NATO-s

Kanë mbërritur në Shqipëri 60 respiratorë të rinj në ndihmë të spitaleve Covid, për të përballuar situatën nga koronavirusi.

Ambasada amerikane në një postim në rrjetet sociale shkruan se respiratorët janë prodhuar në Amerikë. Ato janë dorëzuar nga stoku i Aleancës së NATO-s.

Mesazh i ambasadës amerikane

Aleatët e NATO-s qëndrojnë të bashkuar në luftën kundër COVID-19. Dorëzimi i sotëm në Shqipëri i 60 respiratorëve të prodhuar në Amerikë nga stoku i Aleancës tregon përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj lidhjes sonë transatlantike dhe bashkimin e vërtetë të NATO-s përballë sfidave globale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH