Aktualitet

Mbërrijnë 117 mijë doza të vaksinës Pfizer në Shqipëri

Shkruar nga Liberale
Mbërrijnë 117 mijë doza të vaksinës Pfizer në

Mbrëmjen e kësaj të hëne kanë mbërritur 117 mijë doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së dytë prej 500 mijë dozash që do të vijnë këtë vit.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ministrja shkruan se në total Shqipëria ka siguruar 2.379.960 doza të vaksinës kundër koronavirusit.

"Jemi të vendosur të garantojmë vaksinat falas për çdo qytetar, deri në fund të përballjes me pandeminë", shton Manastirliu.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH