Aktualitet

Mbërrijnë 1.170 dozat e Pfizer/ Rama: Brenda muajit, pjesa tjetër

Shkruar nga Liberale
Mbërrijnë 1.170 dozat e Pfizer/ Rama: Brenda muajit, pjesa tjetër

Kryeministri Edi Rama ka bërë një deklaratë për shtyp nga Rinasi, ku mbërritën dhe dozat e para të vaksinave të Pfizer, sipas marrëveshjes së arritur me qeverinë, e cila u miratua së fundmi në Kuvend.

Ndonëse ishte raportuar për një numër të lartë vaksinash, kryeministri Edi Rama u shpreh se detyruar nga kushtet e reja, gjatë ditës së sotme kanë mbërritur vetëm 1170 doza vaksinë, por që në javët e ardhshme do të mbërrijë e gjithë ngarkesa prej 41 mijë dozash siç ishte rënë dakord më parë.

Po ashtu kryeministri Rama u shpreh se për shkak të kushteve të kompanisë Pfizer nuk do të dërgohen vaksina në Kosovë, por shtoi se 50 mjekë të spitalit Covid të Prishtinës mund të vijnë në Tiranë për të marrë të dy dozat.

Kemi marrë një zotim për të ndihmuar Kosovën, por dua të sqaroj se rregullat strikte dhe kufizimet jashtëzakonisht të forta të Pfizer e bëjnë të pamundur që ne të dhurojmë doza vaksinash. Por nuk e bëjnë të pamundur që ne të ofrojmë vaksinim për një numër mjekësh dhe infermierësh për spitalin Covid të Prishtinës, gjë që do të bëhet këtu. Në momentin kur miqtë tanë të vendosin, jemi të gatshëm t’i mirëpresim si fillim 50 bluza të bardha për të dyja vaksinat.

Sot kanë mbërritur dërgesa e parë nga Pfizer 1170 doza. Në javët në vijim do të vijnë dhe dozat e angazhuara qoftë 10 mijë dhe 31 mijë”, u shpreh Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH