Showbiz

Mbaron historia e dashurisë që "tronditi" Britaninë/ 30-vjeçari që la familjen, ndahet edhe nga refugjatja ukrainase

Shkruar nga Liberale

Një 30 vjeçar britanik, i cili muajin e kaluar pushtoi mediat britanike, për shkak të romancës së tij pasionante me një refugjate ukrainas, tashmë është... beqar.

Sipas 'Daily Mail', çifti romanca e të cilit "lulëzoi" kur Tony Garnett dhe Lorna, partnerja dhe nëna e dy vajzave të tij, mirëpritën refugjaten ukrainase 22-vjeçare Sofia Karkandim, tashmë nuk janë më bashkë.

Historia e dashurisë së Tonit dhe Sofias kishte shkaktuar stuhi komentesh pak muaj më parë, duke kryqëzuar 30-vjeçarin që vendosi të ndahej nga gruaja që solli në jetë dy vajzat e tij, për të nisur një jetë të re me refugjaten. Sidoqoftë, në fund të fundit, romanca do të kishte një fund të palavdishëm.

Në një intervistë që ka dhënë për 'Daily Mail', 30-vjeçari ka akuzuar refugjaten, se gjatë 4.5 muajve që lidhja e tyre ka zgjatur, është sjellë në mënyrë irracionale dhe agresive, se është dehur dhe ka tentuar të ndërhyjë në marrëdhëniet e tij me fëmijët. Episodi që i dha fund lidhjes, ishte kur Sofia u tërbua gjatë një debati që kishin të shtunën e kaluar, rrëmbeu një thikë dhe filloi të godiste në mur, duke e shtyrë Tonin të thërriste policinë.

“Ne kemi përfunduar 100%. Ne nuk jemi më çift”, thotë për gazetën britanike Tony Garnett, i cili ra në dashuri me refugjatin 22-vjeçar vetëm disa ditë pasi ajo u vendos në shtëpinë e tij dhe partneres së tij. Ai shpjegon se nuk e duroi dot më sjelljen irracionale dhe agresive të saj, e cila pati shpërthime inati që e trembën, duke kulmuar në natën e ditëlindjes së tij, e cila përfundoi me vizitën e policisë.

“I lashë Lornën dhe dy fëmijët e mi për të dhe bëra çdo përpjekje për të qëndruar bashkë. Punova shumë shumë për ta bërë këtë lidhje të funksiononte, e dija se do të dukeshim krejtësisht budallenj nëse ndaheshim, duke pasur parasysh publicitetin që historia jonë kishte marrë në TV dhe internet... Gjithashtu më vinte sinqerisht keq për të. Ajo la shtëpinë dhe vendin e saj në luftë për të ardhur këtu ku nuk njihte askënd... Po, e ndjeva veten duke u dashuruar me të, kështu mendova. Por ka një anë të karakterit të saj që nuk mund ta toleroj. Ajo zemërohet dhe bëhet agresive. Të shtunën ka marrë një thikë dhe ka shpuar disa herë murin", tregon 30-vjeçari.

Përleshja ndodhi teksa çifti po priste në shtëpinë e tyre dy refugjatë të tjerë ukrainas, një burrë dhe një grua.

“Kam gabuar që kam nisur një lidhje me Sofian. Siç e kam thënë edhe më parë, isha shumë i pakënaqur në marrëdhënien time me Lornën, por kjo nuk ishte zgjedhja e duhur për mua. Unë u përpoqa ta ndihmoja, me të vërtetë ia dola. Unë nuk kam hequr dorë prej saj dhe ende po i dërgoj mesazh nënës së saj me Google translate për të marrë ndihmën e saj... Ajo mund të vuajë nga PTSD, megjithëse është nga Kievi, i cili nuk është prekur shumë nga lufta. Shpresoj që ajo të gjejë një vend të sigurt për të qëndruar ku do të jetë e lumtur. Por kjo grua nuk e bën për mua”, thotë 30-vjeçarja.

30-vjeçari thotë se është i vendosur të mos ribashkohet me Sofian, pavarësisht mesazheve që ajo i dërgoi pas zënkës së tyre duke kërkuar ribashkim. Madje, siç thotë ai në intervistën e tij, i ka bërë të qartë se do të kontaktojë menjëherë autoritetet komunale, duke kërkuar që të gjendet një banesë e re për refugjaten.

[caption id="attachment_1279010" align="alignnone" width="704"] Lorna[/caption]

Ish-partnerja nuk ka folur për mediat, pasi është në proces gjyqësor me 30-vjeçarin. Lorna, nëna e dy fëmijëve të Tonit, u ka thënë miqve të saj se "e dinte që do të përfundonte në katastrofë", por u befasua që ndodhi kaq shpejt. Ajo nuk është në gjendje të flasë publikisht për Tonin, por 'The Sun' raportoi se ajo u tha miqve të saj se nuk do ta merrte atë "as pas një milion vjetësh".

Një shoqe citohet të ketë thënë se Lorna është lënduar nga veprimet e Tonit, por ka mbetur e fortë dhe se 'i gjithë fokusi i saj ka qenë te fëmijët'./Përshtati Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH