Sport

Mbappe jashtë fushe për 3 javë, mungon në përballjen me Bayern Munich

Shkruar nga Liberale
Mbappe jashtë fushe për 3 javë, mungon në përballjen me
Sulmuesi i PSG, Kylian Mbappe pësoi mbrëmë një lëndim duke u detyruar të largohej nga ndeshja 21 minuta pas fillimit. klubi parisien ka konfirmuar se francezi do të mungojë rreth tre javë. Kjo nënkupton se Mbappe do t’i mungojë ekipit në ndeshjen e parë ndaj Bayern Munich në 1/8 e Ligës së Kampionëve më 14 shkurt. Mbappe pritet të mungojë në përafërsisht pesë ndeshje të kampionit të Francës. Megjithatë, ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen e kthimit në Gjermani ndaj Bayernit që zhvillohet më 8 mars.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH