Aktualitet

Mbante kallashnikov pasi donte të vriste një banor të zonës, arrestohet 65-vjeçari

Shkruar nga Liberale
Mbante kallashnikov pasi donte të vriste një banor të zonës,

Një 65-vjeçar, Ismail Sopi ka rënë në prangat e policisë në plazhin e Golemit pasi akuzohej për armëmbajtje pa leje.

Sipas raportimeve në momentin e arrestimit, në banesën e tij në fshatin Karpen, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan një armë kallashnikov dhe 2 karikatorë.

Ai sapo ishte kthyer nga Italia dhe dyshohet se kishte konflikte me banorë të zonës.

Ndërhyrja e policisë ka shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm pasi kishte dyshime se 65-vjeçari armën do ta përdorte për të qëlluar ndaj një personi në zonë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH