Aktualitet

Mbante 53 kg marijuanë në çanta, arrestohet 23-vjeçari shqiptar në Kostur

Shkruar nga Liberale
Mbante 53 kg marijuanë në çanta, arrestohet 23-vjeçari

Një shqiptar është arrestuar, ndërsa janë sekuestruar 53 kg marijuanë në një zonë pyjore në Kostur, në kufirin greko-shqiptar.

23 vjeçari ishte futur në tokë greke duke mbajtur në krahë 2 çanta që përmbanin 50 pako me 53 kg marijuanë.

Po kështu u sekuestruan 2 celularë me 2 karta SIM dhe lekë shqiptare.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH