Analizë

Mbajtja e shamisë nga myslimanet dhe debati i gabuar

Shkruar nga Liberale
Mbajtja e shamisë nga myslimanet dhe debati i gabuar

Nga Fitim Zekthi

Ka disa ditë që ka nisur një debat mjaft i gjerë dhe në shumë raste mjaft i cekët mbi atë që flitet si mbajtja e shamive nga vajzat dhe gratë e besimit mysliman në Kosovë. Debate në kësaj natyre janë bërë shpesh këto vite ose këto dekada të pas rënies së komunizmit tek ne dhe të pas pavarësisë në Kosovë.

Një shoqëri e lirë duhet të debatojë për gjithçka që ka të bëjë me ardhmërinë e saj, me liritë, me dinjitetin dhe me jetët e qytetarëve të saj. Një shoqëri e lirë duhet t’i bëjë këto debate me seriozitet, me arsye të kthjellët dhe nisur nga dashuria për vendin dhe njerëzit e saj. Në këtë kuptimin debati mbi mbajtjen e shamive nga vajzat dhe gratë e besimit mysliman  duhet të ishte një debat i ndershëm dhe normal.

Për hir të së vërtetës sa herë diskutohet për besimin mysliman, për ndërtimet e xhamive, për mbajtjen e shamive, për islamin, për liritë fetare dhe mënyrën se si duhet të ushtrojnë dhe shfaqin besimin myslimanët në debat shfaqet vazhdimisht, si në eksperimentet pavloviane, një gjuhë islamofobe, një tendencë për ta parë islamin si diçka që ka një problem, si diçka që ka nevojë të rregullohet, si diçka që shoqërohet me një rrezik, si diçka që nuk është e "jona" por e ardhur, si diçka që e pranojmë se nuk mund të bëjmë ndryshe. Sigurisht që kjo gjuhë ka bartës një pjesë, vetëm një pjesë të debatuesve. Një pjesë tjetër e madhe shumë madje, nuk e ka këtë gjuhë dhe nuk sillet si në një eksperiment pavlovian sapo dëgjon për islamin.

Është një pandershmëri e madhe, është një cektësi e madhe përdorimi i kësaj gjuhe, të shikuarit e islamit dhe të myslimanëve në këtë mënyrë, të diskutuarit mbi islamin dhe myslimanët në këtë mënyrë.

Po të bëjmë një kthim të vogël pas për të parë do të vërejmë se ky vend është themeluar nga burra me fuqi të madhe morale, nga burra që dolën përtej të gjitha dallimeve të tyre. Ky vend  ka vuajtur shumë gjatë 45 viteve komunizëm. Një  frymë përcëlluese ndarjeje solli një formë të ndyrë racizmi, lufte klasash dhe prodhoi krime të neveritshme. Duke qenë një nga format më të poshtra të ideologjive ndarëse, komunizmi sulmoi egërsisht edhe fenë. Ai vrau, burgosi dhe pushkatoi priftërinj dhe hoxhallarë dhe shkatërroi kisha e xhami. Në fund, ai e ndaloi fare fenë. Gjithsesi në fshatrat, në lagje, në rrugica, në shtëpi, në burgje, në kampe pune vuajtja e madhe nuk prodhoi kurrë gjuhë antifetare apo islamofobe, nuk u pa kurrë islami dhe mysklimanët si diçka që ka një problem, që duhet rregulluar, që duhet të kemi një kujdes,  që nuk është perëndimor etj.

 

Gjatë viteve pas Pavarësisë, 1912-1944,  janë vënë re, në periferi të jetës së vendit, shenja të një ndarjeje  të poshtër, të një lufte  të ndyrë, asaj që merr për shkas fenë, por duke qenë se politikanët dhe patriotët e lartë: Ismail bej Vlora, Luigj Gurakuqi, Mithat Frashëri, Nikollë Kaçorri, Vehbi Dibra, Visarion Xhuvani, Sulejman Delvina, Fan Noli, Kadri Prishtina, Isa Boletini etj., etj., kishin sakrifikuar gjithçka për një Shqipëri të pavarur të të gjithë shqiptarëve, qofshin ata myslimanë apo të krishterë, ishte e pamundur që zëra kristianofobë apo islamofobë të kishin peshë.

E njëjta gjë edhe me njerëzit me ndikim të shtypit të atyre viteve. Branko Merxhani apo Vangjel Koça, Nebil çika apo Krist Maloki, Ismet Toto apo Tajar Zavalani nuk shkruan kurrë një fjalë që të kishte brenda ngjyra të fetarofobise, kristianofobisë apo të islamofobisë.

Ndërsa sa i takon klerit, ata janë një epope më vete. Kleriku i madh, meshtar patriot i papërsëritshëm dhe poet i rrallë, Gjergj Fishta, apo Hafiz Ali Kraja, edhe ky patriot i përkorë dhe dijetar i dores se pare, njihen për respektin e thellë që predikonin për shqiptarët e besimit të ndryshëm nga ai i veti. Kleriku Anton Harapi, dijetar dhe patriot me zemër të madhe, që sakrifikoi edhe veten për paqen në këtë vend apo Hafiz Ibrahim Dalliu, shkrimtari, patrioti dhe hoxha i madh i Tiranës, i cili ngriti flamurin e Pavarësisë në Tiranë dhe që u rrah barbarisht nga njerëzit e Haxhi Qamilit, jo vetëm nuk shkruan kurrë një fjalë problematike për fenë e shqiptarëve të tjerë, por ishin frymëzimi më i madh i dashurisë dhe i respektit për fenë e vëllezërve të tjerë. Lista me priftërinj dhe hoxhallarë të dorës së parë që bënë gjithçka për vëllazëri fetare dhe fuqizim të kombit shqiptar është e madhe, pavarësisht se edhe në atë kohë kishte zëra periferie, që kërkonin të hidhnin helm.

Gjithsesi duket se këto kohë këta zëra që duan ta shohin islamin dhe mysliamnët nën këtë prizëm  do të jenë vazhdimisht të pranishëm dhe shoqëria  duhet të mësohet dhe të qetësoeht duke i parë edhe ata me dashuri si shqiptarë me të cilët kemi të njëjtin atdhe. Ata nuk duhen parë si antishqiptarë dhe as si të paguar, duhen parë si njerëz që kanë një kuptim shumë të gabuar fetë, mbi liritë fetare, mbi shoqërinë e lirë dhe të drejtë. Kjo do të ishet mirë për të gjithë. Ata nuk bëjnë dot dëm.

 

Kësisoj le të kthehemi tek debati mbi mbajtjen e shamisë. Ka një petje themelore që bëhet në nje shoqëri të lirë dhe të drejtë. Pse duhet, ti, unë, ne të përkrahim pavarësisht besimit tonë fetar apo politik liritë fetare?

Përgjigja është një dhe e vetme dhe këtu nis gjithë kuptimi ynë mbi mënyrën se si kuptojme dhe ndërtojmë më pas shoqërinë, shtetin, ligjin, demokracinë etj. Përgjigja është se të gjitha qeniet njerzore kanë të drejtë të jenë besimtarë në Zot në mënyrën që ata duan. Ne, njerëzit janë prej natyre qenie fetare. Kërkimi për Zotin është diçka e natyrshme për njerëzit. Liria fetare nuk është diçka që iu jepet njerezve nga qeveria. Ajo është diçka e natyrshme, është një e drejtë e pathjetërsueshme, është diçka që iu është dhënë njerëzve nga Zoti. Eshtë detyrë dhe e drejtë e ndërgjegjes njerëzore të kërkojë të vërtetën mbi fenë dhe të ushtrojë fenë lirisht privatisht dhe në publik.

Liria fetare për nga vetë natyra e saj nuk e pranon detyrimin apo impononimin e besimit. Askush nuk mund të detyrohet kundër vullnetit të tij nga askush sidomos nga qeveria të kërkojë Zotin apo të adhurojë Zotin. Vetë Zoti nuk detyron askënd. Kjo pikëpamje për liritë fetare dhe dinjtetin e njeriut qëndron në zemër të përpjekjeve për liri fetare, për shoqëri të lira dhe të drejta.

Pikërisht kjo është ajo që nuk merret si premisë në debatin për mbajtjen e shamisë. Pa kete premise nuk ka debat, nuk ka kuptim te drjte mbi njeriun, besimin dhe shoqerine. Në këtë debat, nderkohe,  hyjnë në diskutim budallallëqe si shkolla është laike, shteti është laik, shamia nuk është veshje kombëtare, nuk është veshje ilire apo pellazge, shamia i duhet Serbisë, shamia nuk të çon në Europë, burrat i detyrojnë gratë të veshin shami etj.

Fakti që shteti është laik nuk do të thotë se ai është kundër fesë. Laiciteti e bën shtetin neutral, e bën shtetin entitet që nuk përkrah asnjë fe por jo kundër fesë. Laiciteti ka kuptim në një vend ku lejohet feja. E njëjta gjë edhe për shkollën. Në të nuk lejohet përkrahja dhe propaganda për asnjë fe nga kurrikula dhe nga mësimdhënësit por jo se shkolla është kundër fesë apo kundër ushtrimit të besimit nga nxënësit.

Asnjë fe nuk është etnike, nuk i përket një fshati apo një qyteti, një vendi apo kohe, të gjitha fetë janë univesrale dhe  dioktrina, rituali, normat e të jetuarit, rreegullat e adhurimit të Zotit nuk janë ilire apo ;pellazge, nuk janë etruske apo greke kështu që është budallallëk të flasësh me këtë gjuhë.

Bota ka njohur ide politike dhe sisteme politike që i kanë kufizuar liritë fetare. Bota ka njohur edhe ide apo sisteme politike që i kanë asgjësuar fare liritë fetare por këto nuk kanë të bëjnë me shtetin e lirë dhe me shoqërinë  e lirë. Keto kane prodhuar shkaterrim te lirive, gjymtim te ndergjegjes dhe dinjitetit dhe shume vuajtje.

Liria fetare, ajo e besimit dhe e ushtrimit të besimit per vendet që kërkojnë të jenë demokratike dhe të respektojën dinjitetin e njereit është një e drejtë themelore natyrore. Ka të paktën 31 vendime madhore Gjykata Supreme e SHBA-së në lidhje me liritë dfetare. Që nga vendimi  i parë që mendohet të jetë ai Reynold vs United States në vitin 1879  tek Cantwell vs Connecticut në 1940, që nga Brawnfeld vs Brown në 1961 tek Christian Legal Society vs Martinez në vitin 2010 liritë fetare janë mbrojtur me forcë dhe e drejta e ushtrimit të besimit është garantuar gjithnjë.

Po përmendim vetëm dy vendime të kohëve të fundit fare. Në 22 qershor të këtij viti Gjykata Supreme e SHBA-së vendosi në çështjen Carson vs Makin se shteti nuk mund të diskriminojë shkollat fetare duke mos i financuar ato siç bën me shkollat e tjera. Në shtetin e Maine-it në zona të ndryshme ku nuk kishte shkolla publike veç atyre fetare dhe ku nxënësit shkonin vetëm në këto shkolla (nuk kishte të tjera afër) qeveria e shtetit  miratoi një akt që nuk lejonte financimin e këtyre shkollave fetare. Gjykata Supreme e rrëzoi dhe tha se ky akt është diskriminim. Gjyqtari John Roberts që shkroi opinionin e shumicës tha se "ligji nuk i kërkon shtetit të përkrahë edukimin fetar por kur shteti financon shkollat ai nuk mund të diskriminojë ato fetare". Gjyqtari tha se "liria fetare është fondamentale dhe askush nuk mund të pengohet për arsye fetare të mos marrë atë që marrin të tjerët ne shoqeri."  Imagjinoni tani që tek apo në Kosovë shteti të financojë shkollat fetare se si do të niste lufta. Imagjinoni sikur të dilte dikush dhe të thoshte në Maine apo në SHBA se meqë ky person mban shami nuk duhet të lejohet në shkollë. Do të ishte marrëzi. ne nuk mund të kemi liri fetare si në SHBA por të paktën ta marrim si një mënyrë për tiu qasur.

Po në qershor në këtij viti Gjykata Supreme mori në shqyrtim çështjen Kennedy vs Bremerton School. Trajneri Joseph Kennedy lutej publikisht në fushë para ose pas ndeshjeve të futbollit amrikan që zhvillonte ekipi i shkollës. Kjo gjë u quajt si tejkalim i lirive fetare. Gjykata Supreme vendosi se trajnei ka të drejtë ta bëjë këtë. Gjyqtari Neil Gorsuch që shkroi opinionin e shumicës tha se "Kennedy nuk po u kërkonte nxënësve të bëheshin pjesë dhe as po i detyronte. Ai ka të drejtë të shprehë besimin e tij dhe ta ushtrojë publikisht". Imagjinoni tani që të bëhet kjo gjë në shkollat tona apo në institucionet tona. Këtu tek ne do të ishte marrëzi. këtu nuk duan të lejojnë një grua me shami të punojë në një ministari apo një nxënëse me shami të shkojë në shkollë dhe jo më të lejojnë që trajneri apo nxënësi të shprehë kësisoj besimin. Sigurisht që ne kemi specifika tonat dhe nuk po kërkon njeri që mësuesit të bëjnë namaz, lutje apo meshë në klasa.

Një rast tjetër që llogaritet si gure themeli për liritë fetare në SHBA është ai i vitit 1990 Employment Division vs Smith. Në këtë çështje dy besimtarëv të një kishe indiane amerikane largoheshin nga puna në një orë të caktuar dhe përdorinin një substancë që quhet peyote, një substancë e ndalur si dtrogë që shkaktonte një gjendje të caktuar emocionale. Kompania i pushoi nga puna. Ata kërkuan kompensim për pushimin nga puna. Gjyq pas gjyqi çështja shkoi në Gjykatën Su;preme e cila tha se askush nuk mund tu tregojë atyre se si ta ushtrojnë besimin e tyre, aq më tepër qeveria.

Pra çështja e mbajtjes së shamisë në rast tone nuk është diçka që zgjidhet nga opinionistët apo qeveria, nuk është diçka që e cakton televizioni apo debati në media. Ajo është një e drejtë themelore. Vetëm nqs ushtrimi i besimit mund të shkaktojë probleme për rendin politik demokratik, për të drejtat e individidt dhe shqoërisë ateherë ai mund të  kufizohet. Rasti i besimit mysliman dhe rasti i mbajtjes së shamisë nuk ka të bëjë fare me këto gjëra.

Atyre pak që nuk besojnë në Zot, ata që mendojnë se feja është një gënjështër dhe një mashtrim, ata që kanë një frymëzim Feuerbah-ian apo Marx-ian  mbi fenë, që janë ateistë që nuk e duan fenë dhe për pasojë as islamin i takon të pranojnë liritë e besimit dhe të ushtrimit të besimit si të vetnet mundësi që ne të kemi per një shqoëri të lirë dhe si të vetmet mundësi që të kemi një shtet dhe një vend që garanton jetët dhe dinjitetein e të gjithëve. Kete kane bere shumica e ateisteve ne boten demokratike. Atyre pak, fare fare pak që janë të krishterë ndryshem nga shumica derrmuese e te krishtereve te tjere dhe mendojnë se besimi i tyre nuk u lejon të pranojë liritë e myslimanëve u duhet të lexojnë historinë e Shqipërisë, të kuptojnë se çfarë ishin  dhe si vepruan priftërinjtë patriotë dhë të ditur si At Gjergj Fishta, at Anton Harapi, dom Nikollë Kaçorri, At Pjetër Mëshkalla, kardinal Mikel Koliqi etjj. Nqs kjo iu duket pak atëherë të shohin se si jetojnë bashkë prej shekujsh nëpër lagje  myslimanët dhe të krishetërt,  se si jo vetëm pranojnë mbajtjen e shamive dhe të kryqeve nga njëri tjetri por edhe se si nderojnë fenë e njëri tjetrit, të shohin se si flet dhe sillet dom Gjergj Meta , at Marjan Dodaj etj dhe jo te zderhallen ne injorancen e vet perçarese, injorante, te paprabueshme

Nqs edhe kjo iu duket pak atëherë le të lexojnë Shën Agustrinin i cili në librin "Qyteti i Zotit" thotë se "Zoti sundon qytetein e bindur me hirin e Tij dhe me anë të këtij hiri tek të gjitthë  qytetarët e qytetit të bindur shpirti sundon trupin dhe arsyeja kontrollon veset në një rend të drejtë të gjërave. Kështu njeriu, konuniteti dhe populli jetojnë në besim që merr jete prej dashurisë, dashuri me anë të të cilës njeriu dashuron Zotin dhe deshiron  të dashurohet dhe po me këtë dashuri ai dashuron fqinjët, veten dhe të gjithë të tjerët. Kjo bën komunitetin, kjo bën popullin, kjo bën repubklikën." Nqs as shen Agustini nuk u mjafton atehere kane nje problem serioz me veten se pari.

Pra kemi popull dhe republikë vetëm kur kemi këtë frymë, këtë besim, këtë dashuri. brenda kesaj fryme eshte marrezi menyra se si kerkohet te trajtohet besimi mysliman, myslimanet apo mbajjktja e shamive. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH