Aktualitet

Mbajti të fshehtë vetëvrasjen e 61-vjeçares, procedohet burri

Shkruar nga Liberale
Mbajti të fshehtë vetëvrasjen e 61-vjeçares, procedohet

Një 63-vjeçar me iniciale F.M. është proceduar penalisht pasi ai nuk ka njoftuar policinë se bashkëshortja e tij është vetëvarur.

Ngjarja ka ndodhur në datë 17 qershor në fshatin Kolanec, Maliq ende në rrethana të paqarta. 63-vjeçari akuzohet se ka fshehur këtë ngjarje duke penguar zbulimin e së vërtetës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, filluan procedimin penal për shtetasin F. M., 63 vjeç, banues në fshatin Kolanec, Maliq, pasi ky shtetas nuk ka njoftuar organet e Policisë se në datën 17.06.2021, në banesë, ishte vetëvarur bashkëshortja e tij shtetasja F. M., 61 vjeçe, duke konsumuar elementë të veprës penale ‘Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës’. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme” – thuhet në njoftimin e policisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH