Aktualitet

Mazhoranca tërhiqet nga votimi i Kodit Zgjedhor

Shkruar nga Liberale
Mazhoranca tërhiqet nga votimi i Kodit Zgjedhor

Pas diskutimeve dhe miratimit në parim të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor në Komisionin e Ligjeve këtë të hënë, ishte parashikuar që të martën ai do të diskutohej nen për nen në një draft integral dhe në 1 tetor do ta dërgohej në Kuvend.

Megjithatë, opozita parlamentare kërkoi më shumë kohë për diskutime, ndërsa edhe ndërkombëtarët kërkuan konsensus pas depozitimit të draftit nga opozita jashtë parlamentit.

Të gjitha këto zhvillime kanë bërë që Kodi Zgjedhor të hiqet nga rendi i ditës të martën në Komisionin e Ligjeve dhe po ashtu edhe nga seanca e 1 tetorit.

Në seancën e sotme të Komisionit të Ligjeve mbledhja u shoqërua me debate pasi opozita parlamentare akuzoi mazhorancën për kompromis me opozitën jashtëparlamentare, shkruan A2.

Drafti i socialistëve parashikon që deputetët të zgjidhen sipas listave të hapura, por kryetari të jetë ai që përcakton listën dhe renditjen. Më pas, votat preferenciale të përbëjnë renditjen përfundimtare të listës.

Është edhe propozimi i opozitës parlamentare, që kërkon një renditje nga kryetari në 1/3, ndërsa pjesa tjetër sipas votave që marrin nga elektorati.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH