Aktualitet

Mazhoranca pranon formulën e PD për anëtarët e KQZ-së

Shkruar nga Liberale
Mazhoranca pranon formulën e PD për anëtarët e KQZ-së

Këshilli Politik ka rënë dakord për mënyrën e përzgjedhjes së anëtarëve të ri të KQZ.

Shumica qeverisëse ka pranuar propozimin e tretë të Partisë Demokratike, sipas të cilit anëtarët e KQZ -së do të zgjidhen nga një komision parlamentar, ku opozita do të ketë një përfaqësues të vetin me të drejtë vetoje.

Ky përfaqësues zgjedh 2 nga 5 anëtarët e trupit rregullator dhe 2 nga 5 anëtarët e trupit të apelimit. Emrat më pas kalojnë në Kuvend për t'u votuar.

Në lidhje me përzgjedhjen e Komisionerit, do jetë mazhoranca ajo që do të propozojë 4 emra, më pas opozita përzgjedh 2 prej tyre, të cilët shkojnë në Kuvend për tu votuar.

Pas mosarritjes së dakordësisë për formulën e përzgjedhjes së anëtarëve të KQZ-së, PD propozoi dy variante për përzgjedhjen e anëtarëve të KQZ.

Fillimisht u propozua që anëtarët e KQZ-së, të përzgjidhen nga Avokati e Popullit, por kjo nuk u pranua nga PS.

Në propozimin e dytë gjithë procedura e përzgjedhjes së anëtarëve të KQZ-së së re do të zhvillohet brenda kuvendit./Abcnew

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH