Aktualitet

Mazhoranca paralajmëron reformë zgjedhore në shtator

Shkruar nga Liberale
Mazhoranca paralajmëron reformë zgjedhore në shtator

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka deklaruar gjatë seancës së fundit të Kuvendit aktual, se sapo të ngrihet Parlamenti i ri, do të nisë puna për reformën zgjedhore.

Ai përmendi ‘listën e hapur’ dhe ‘votën e emigrantëve’ si dy çështje që duhen adresuar në ligjin e ri zgjedhor.

Ai tha se reforma do të mbështet edhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e listave dhe gjithashtu do të përfshijë depolitizimin e administratës zgjedhore.

Sipas Ballës, kjo reformë do të nisë pa pritur dakordësinë e Partisë Demokratike duke shtuar se “25 Prilli janë zgjedhjet e fundit pa votë emigrantësh”.

Kreu i grupit të PS foli dhe për arrestimin e kreut të Bashkisë Lushnjë, Fatos Tushe duke theksuar se PS nuk “merr në mbrojtje askënd, as deputetë, as ish-ministria apo kryebashkiakë”. “Nuk bëjmë si PD me Xhelal Mziun”, tha Balla.

Gjithashtu ai u shpreh se “legjislacioni i ardhshëm do të këtë ndryshime kushtetuese, kodesh dhe vijim të reformës në drejtësi” duke paralajmëruar ndërhyrje në Kushtetutë për të zgjatur mandatin e KPK-së.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH