Sport

Mavraj dëmtohet gjatë ndeshjes, largohet me barrelë

Shkruar nga Liberale
Mavraj dëmtohet gjatë ndeshjes, largohet me barrelë

Ish-futbollisti i Shqipërisë Mërgim Mavraj është dëmtuar gjatë ndeshjes AUE-Grojter Furt (1-1).

Mbrojtësi i skuadrës gjermane, Grojter Furtit u lëndua gabimisht nga shoku i skuadrës, portieri Sasha Burshert në minutën e 17-të të sfidës me AUE-n.

Gjatë një aksioni në zonën e Grojter Furtit, Burshert doli nga zona e tij për të larguar topin, por nuk mundi të shmangte kontaktin me Mavrajn, duke e goditur me të dyja duart në kokë.

Fillimisht pati momente paniku, por më pas Mavraj u përmend dhe u transportua me barelë jashtë stadiumit në minutën e 21-të duke lënë takimin në mes. Gjendja e tij shëndetësore paraqitet e stabilizuar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH