Aktualitet

Maturantët përfundojnë vitin shkollor, nis sezoni i provimeve

               Publikuar në : 18:10 - 05/06/20 liberale

Pas mbylljes së institucioneve arsimore për shkak të koronavirusit, maturantët ishin të vetmit që u rikthyen në bankat e shkollës për 3 javë nga 18 maji deri në 5 qershor që të zhvillonin konsultime mbi njohuritë e fituara nga mësimi në distancë. Ditën e sotme ata përfunduan 15 orët e përsëritjes.

Ndërsa të hënën klasat e 12-a nisin provimet e maturës. Nga 8 qershori deri në 18 qershor mbi 31 mijë maturantë do i nënshtrohen 4 testeve në lëndën e gjuhës së huaj, gjuhës shqipe dhe letërsisë, matematikës dhe lëndës me zgjedhje.

Për maturën e parë që po zhvillon provimet në kushtet e pandemisë së koronavirusit, Ministria e arsimit ka hartuar një rregullore të posaçme.

Ambjentet duhet të jenë të dezinfektuara dhe të ajrosura. Ndërsa para fillimit të provimit në orën 10, përcaktohet në udhëzim, maturantëve do t’u matet temperatura, do të higjienizojnë duart si dhe do të pajisen me maska dhe doreza.

Nëse temperatura e maturantit është më e lartë se 37.5 ai nuk do të lejohet të hyjë në provim, ndërsa do t’i jepet mundësia që të zhvillojë testimin në sezonin e vjeshtës.

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back