Pas provimeve me detyrim, mbi 33 mijë maturantë në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen sot provimit të Lëndës me Zgjedhje.
Provimi është përcaktuar që të nisë në orën 10:00 deri në 12:30 dhe do të ketë në total 60 pikë, ku 20 pikë për pyetjet me alternativa dhe 40 pikë pyetjet me zhvillim.
Deri më tani maturantët kanë dhënë provimet e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, Matematikës e Gjuhës së Huaj.