Aktualitet

Maturantët dalin në protestë edhe në Korçë

Shkruar nga Liberale
Maturantët dalin në protestë edhe në Korçë

Nxënës të shkollave të mesme të Korçës kanë protestuar paraditen e sotme pranë Drejtorisë Rajonale e Arsimit Parauniversitar Korçë.

Shkak i protestës është bërë provimi i matematikës, që u zhvillua një ditë më parë, i cili sipas tyre ka qenë i nivelit shumë të vështirë.

Nxënësit thanë se prej një viti pjesën më të madhe të mësimit e kanë bërë online dhe më pak të alternuar, ndaj dhe për këtë arsye ata kanë pritur një test tjetër jo vetëm në lëndën e matematikës por edhe në provimet e tjera të maturës shtetërore.

Pjesa më e madhe e tyre mes lotëve kanë shprehur indinjatën pasi iu rrezikohet kërkesat që ata kanë për të shkuar në programet e kërkuara prej tyre.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH