Viti i ri akademik i gjen studentët në Universitetin Europian të Tiranës, me disa risi sa i takon fushës së gazetarisë. Në bashkëpunim me televizionin Euronews Albania, të rinjtë që do të bëhen pjesë e masterit profesional në komunikim dhe media digjitale, do të kryejnë praktikën pranë ambienteve të medias.
“Këtë vit tematika është e fokusuar në programet tona të studimit, por gjithmonë në lidhje me tregun e punës… Ne kemi një memorandum bashkëpunimi me sukses të praktikave profesionale, të studentëve tonë të ciklit master dhe bachelor, me Euronews. Komunikimet digjitale me profil në datagenalizem”, tha Belina Budini, dekane në Universitetin Europian të Tiranës.
Tashmë një reporter nuk është thjesht një gazetar, por ai duhet të ketë aftësi në fushën e IT, komunikimit, teknologjisë, për të qenë më pranë asaj që ofron tregu i punës.
Euronews Albania është ndër te vetmet media që i ofron të gjitha këto për një gazetar.
Ndaj Universiteti Europian i Tiranës është gati të përgatisë gazetarët e së ardhmes në atë çfarë ofron tregu sot.