Sport

Maskat tmerrojnë ish-futbollistin e Juves, i futen në shtëpi dhe ...

Shkruar nga Liberale
Maskat tmerrojnë ish-futbollistin e Juves, i futen në shtëpi dhe

Mbrëmjen e së hënës në Vinovo, në zonën e Torinos, grabitësit kanë hyrë në vilën e ish-futbollistit të Juventusit Claudio Marchisio.

Katër persona, me fytyrat e mbuluara, të armatosur me pistoleta dhe kaçavida, hynë në shtëpinë e ish-lojtarit të Juventusit dhe duke i kërcënuar ata, e detyruan atë dhe gruan e tij të hapnin kasafortën.

Hajdutët u larguan me xhevahire dhe orë; vlera e të cilave është e madhe.

Mësohet se karabinierët janë në gjurmët e kriminelëve, por ende s'ka asnjë të arrestuar./Gazeta Liberale

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1098654,1098653,1098655,1098656"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH