Aktualitet

Maskat e skaduara dhe ushqimet, SPAK nis hetimet për dy Ministritë

Shkruar nga Liberale
Maskat e skaduara dhe ushqimet, SPAK nis hetimet për dy Ministritë

Partia Demokratike denoncoi më dy prill mënyrën sesi ministria e Mbrojtjes kishte zhvilluar një tender për shpërndarjen e ushqimeve, duke ia dhënë një kompanie kompjuterësh në Maqedoni.

Sipas A2, ky denoncim dhe shumë informacione të këtij subjekti partiak, kanë mbërritur sot në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion dhe nesër prokurorët thanë se pritet që me anë të shortit të caktohet dhe prokurori i çështjes. Padia e PD-ës ka mbërritur në prokurori me postë.

Pritet që në ditët e karantimit prokurorët të kryejnë disa veprime hetimore, ku nuk përjashtohet edhe pyetja e zyrtarëve të lartë të kësaj ministrie.

Kujtojmë qv më herët Partia Demokratike ka denoncuar edhe shpërndarjen e maskave të skaduara, të cilat u shpërndanë në spitale, pas rasteve të para me COVID-19 në Shqipëri.

“I bëj thirrje Prokurorisë që të thyejë heshtjen e të bëjë detyrën e saj ligjore! Provat e krimit janë aty, plot 1 milion e 200 mijë maska të skaduara, të shpërndara në thyerje të ligjit në të gjithë spitalet dhe qendrat shëndetësore të Republikës së Shqipërisë", deklaroi Bardhi më 10 mars./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH