Aktualitet

Maska dhe matje temperature/ Ç'ndodhi në takimin e Këshillit Politik

Shkruar nga Liberale
Maska dhe matje temperature/ Ç'ndodhi në takimin e

Këshilli Politik për Reformen Zgjedhore ka zhvilluar paraditen e sotme mbledhjen e parë përballë, që pas ndërprerjes për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Mbledhja është zhvilluar në kushte të larta sigurie, ku para se të hynin në sallën e përcaktuar në Pallatin e Kongreseve, anëtarët janë pajisur me maska, doreza, dezinfektantë për duart dhe u është matur temperatura.

Po ashtu, edhe OSBE ka reaguar me një shënim mbështetës për takimin, duke theksuar se ka qenë e gatshme të angazhohej për plotesimin e kushteve për këtë takim të rëndësishëm.

"Prezenca ka mundësuar sallën e mbledhjes, që lejon respektimin e masave të distancës së sigurisë për COVID-19, dhe pajisjen e pjesëmarrësve me maska, doreza dhe higjienizues", thuhet në njoftim.

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1140707,1140708,1140706,1140705"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH