Aktualitet

Mashtruesja e milionerëve amerikanë del nga burgu, jeta e saj u bë film në Netflix

Shkruar nga Liberale
Mashtruesja e milionerëve amerikanë del nga burgu, jeta e saj u

Mashtruesja e Instagramit Anna Sorokin u lirua nga burgu të premten. 31-vjeçare gjermane që paraqitej si një trashgimtare e pasur, e cila u bë seriali i Netflix "Inventing Anna", u dërgua me një furgon të bardhë në selinë e FBI-së në Manhattan për të plotësuar dokumentet, thanë burimet.

Sipas burimeve të zbatimit të ligjit, Sorokin i është kërkuar të sigurojë formularët që tregojnë se kush dhe ku do të qëndrojë nën kushtet e arrestit shtëpiak.

31-vjeçarja, që për vite me radhë mashtronte njujorkezët e pasur duke u paraqitur si një trashëgimtare e rreme e quajtur 'Anna Delvey' - i ndalohet përdorimi i mediave sociale dhe duhet të qëndrojë në arrest shtëpiak 24 orë me monitorim elektronik, përveç pagesës së garancisë prej 10,000 dollarësh, sipas urdhrit të gjyqtarit.

Sorokin u shpall fajtor për vjedhjen e më shumë se 200,000 dollarëve nga bankat dhe miqtë, ndërsa i mashtronte, tha Prokurori i Qarkut në Manhattan pas dënimit të saj në vitin 2019.

Sipas Page Six, ajo gjeti një vend për të qëndruar në qendër të Manhatanit gjatë arrestit shtëpiak dhe qiraja që ajo ka paguar paraprakisht për tre nga gjashtë muajt e qirasë është gati 5,000 dollarë.

Mashtruesja e mediave sociale i gjeti paratë nga shitjet e saj të artit në internet. Por pas vendimit të Gjykatësit të Emigracionit në SHBA, Charles Conroy, ajo tani do të duhet të gjejë një mënyrë tjetër për të promovuar punën e saj.

Avokati i saj, Duncan Levin, tha se ishte jashtëzakonisht i kënaqur me vendimin e gjykatës për lirimin e Anna Sorokin. "Gjyqtari e pranoi me të drejtë se Anna nuk është një rrezik për komunitetin," tha ai./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH