Ai mashtron nënën, më pas josh djalin e tij dhe më në fund i mashtron të dy duke vjedhur më shumë se 20 mijë euro. Mashtruesi romantik, një kinez, mbiemri i të cilit është Song, u padit për mashtrim. Ai është lidhur me mamin dhe djalin e saj, në aplikacionin kinez “WeChat”.
Mashtruesi është quajtur “Zoti i takimeve në internet”, në rrjetet sociale. Sipas Pekin Youth Daily , ai takoi gruan në rrugë, të identifikuar vetëm me mbiemrin Jiang, në provincën Gansu. Gjatë takimit të tyre të parë, i cili u zhvillua në pranverën e vitit 2018, Song e pyeti nëse ishte beqare dhe ata shkëmbyen numrat.
Çifti doli disa herë dhe, në fund të vitit, Song takon djalin e të dashurës së tij të re, Li. Më pas ai shtiret si grua dhe josh djalin e saj në “WeChat”, me një llogari false.
Pasi i thotë Jiang se ishte i dashuruar me të, ai i kërkon asaj t’i dorëzojë rreth 9,000 euro për të paguar punonjësit e fermës. Në të njëjtën kohë, ai mori rreth 8,000 euro nga djali i saj, ndërsa pretendoi se i duheshin para për faturat mjekësore të një shoqeje dhe faturat e spitalit për babain e saj.
Mashtrimi vazhdoi për pesë vjet, derisa nëna dhe djali raportuan shqetësimet e tyre në polici gjatë muajit shkurt. Në Weibo kineze të ngjashme me Twitter, lajmi rreth mashtrimit mblodhi dhjetëra mijëra komente. Shumë ishin të habitur nga mënyra sesi djali vazhdoi një lidhje me një “të dashur” që nuk e kishte takuar kurrë dhe jepte para.