Aktualitet

Mashtronte qytetarët sikur ishte dietologe dhe iu merrte para, arrestohet gruaja në Tiranë

Shkruar nga Liberale
Mashtronte qytetarët sikur ishte dietologe dhe iu merrte para, arrestohet

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 41-vjeçare e cila mashtronte qytetarët duke u paraqitur si dietologe.

Ajo administronte një subjekt në zonën e Brrylit, të cilin nuk e kishte të regjistruar pranë organeve përkatëse dhe fshihte të ardhurat e fituara prej tij. N

ë bazë të verifikimeve të kryera ka rezultuar se 41-vjeçarja prezantohej si dietologe dhe me anë të mashtrimit përfitonte shuma të ndryshme parash, nga 150-300 euro, nga qytetarë të ndryshëm, për përgatitjen e dietave të personalizuara.

Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, ka fshirë nga telefoni i saj, bisedat me qytetarët (klientët), me qëllim për të penguar zbulimin e së vërtetës. Balliu akuzohet për veprat penale "Mashtrimi", "Fshehja e të ardhurave", dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës".

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH