Aktualitet

Mashtronte për licensën e farmacistit, arrestohet 31-vjeçarja

Shkruar nga Liberale
Mashtronte për licensën e farmacistit, arrestohet 31-vjeçarja

Arrestohet një 31-vjeçare që ka mashtruar shumë qytetarë, nëpërmjet mesazheve në instagram, për përfitimin e licencës së farmacistit.

Sikurse njofton policia, e reja u arrestua teksa merrte 10 mijë euro nga disa qytetarë. Nga hetimet e kryera rezultoi se kjo shtetase, nëpërmjet mashtrimit dhe veprimeve të saj, ka arritur të përfitojë në total 16 000 euro.

“Sektori për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim më Drejtorinë e Operacioneve Speciale, pas një hetimi disajavor, mbi bazën e provave të grumbulluara, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Premtimi i rremë”, në kuadër të të cilit u bë ndalimi i shtetases S. K., 31 vjeçe, banuese në Kavajë.

Në bazë të hetimeve të kryera, u bë e mundur që kjo shtetase të kapej në flagrancë nga Policia, në rrugën “Josif Budo”, në Kavajë, duke marrë shumën prej 10 000 euro, pasi kishte mashtruar disa shtetas, nëpërmjet komunikimeve në rrjetin social instagram, me adresa false të krijuara me emra të punonjësve të një institucionit shtetëror, me pretendimin për t’i ndihmuar në nxjerrjen e licencës për ushtrimin e profesionit të farmacistit.

Nga hetimet e kryera rezultoi se kjo shtetase, nëpërmjet mashtrimit dhe veprimeve të saj, ka arritur të përfitojë në total 16 000 euro.

Gjithashtu, nga këqyrja e telefonit të saj janë gjetur edhe shumë biseda të tjera me persona të ndryshëm, me të cilët komunikonte me qëllim mashtrimin për përfitim të paligjshëm të parave.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 kompjuter, 2 aparate telefonike, 10 000 euro, 50 000 lekë të rinj dhe 61 fatura tatimore shitjeje", thuhet në njoftimin e Policisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH