Aktualitet

Mashtrimi me TVSH-në, Prokuroria e Elbasanit lëshon 7 urdhër-arreste, nën akuzë edhe një italian

Shkruar nga Liberale
Mashtrimi me TVSH-në, Prokuroria e Elbasanit lëshon 7

Prokuroria e Elbasanit ka lëshuar 7 urdhër-arreste, të cilat janë duke u ekzekutuar nga Policia e Shtetit në kryeqytet lidhur me goditjen e një grupi që merrej me rimbursimin e TVSH.

Shtatë personat janë nën akuzë për veprat penale "Fshehja e të ardhurave" dhe "Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar".

Deri më tani mësohet se janë ekzekutuar disa prej urdhërarresteve, kryesisht në Tiranë, ndërsa kontrollet vijojnë ende nga policia. Hetimet për këtë grup kanë nisur rreth një vit më parë.

Një prej shtatë urdhërarresteve të lëshuara nga Prokuroria e Elbasanit për goditjen e një grupi që merrej me rimbursimin e TVSH është për një shtetas italian.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH