Aktualitet

Mashtrimi me analizën e COVID-19/ ISHP: Testi bëhet vetëm tek ne

               Publikuar në : 20:47 - 30/03/20 liberale

Testi për të vertetuar nëse një qytetar është i prekur apo jo, bëhet vetëm në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik. Shefja e gjurmimit të epidemiologjisë, Eugena Tomini, ka thënë për Vizion Plus se asnjë laborator tjetër në Shqipëri, apo spital privat nuk e ka licencën dhe mundësinë për të zbuluar të infektuarit nga koronavirusi.

“OBSH, licensimin për të testuar të gjitha rastet e dyshuara e kanë në kuadrin e PCR-së, me tampon nazofaringeal. Testet e tjera janë akoma të pacertifkuara nga OBSH-ja dhe FDA, që është një institucion, i cili licenson testet diagnostike dhe për t’u patur për aplikm për COVID-19. Komiteti Teknik i COVID-19 dhe task forca kanë marrë dhe kërkesa për t’u pajsur dhe laboratorë privatë për të marrë një aprovim nga Komitetiti Teknik. Deri në këto momente, vetëm laboratorti i virologjisë në ISHP, i licensuar sipas kritereve të OBSH-së e ka ekskluzivitetin dhe diagniozën e saktë kundrejt të gjitha rasteve të dyshuara me COVID-19. Cdo laborator tjetër që do të testojë rastet me COVID-19, do të kalojë në diagnozën laboratorike të laboratorit të virologjisë në ISHP. Laboratori i QSUT-së dhe “Shefqet Ndroqi” është duke kaluar procesin e validimit si laborator të 2 dhe të 3 që do të mbështesin laboratorin e virologjisë. Asnjë laborator tjetër privat nuk e ka mundësinë për të konfirmuar një rast të dyshuar si rast i konfirmuar nga ana e testimit laboratorik. Pra, e ritheksoj, laboratori i virologjisë ka ekskluzivitetin për të dhënë diagnozën konfirmuese”, tha Tomini.

Sipas Vizion Plus, spitalet private prej ditësh po përfitojnë para përmes një analize gjaku, duke pretenduar se ajo verteton nëse personi është i prekur nga Covid 19 apo jo. Por një analizë e tillë nuk është e certifikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë./Gazeta Liberale

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back