Aktualitet

Masazh dhe marrëdhënie me pagesë, zbulohet qendra në Tiranë

Shkruar nga Liberale
Masazh dhe marrëdhënie me pagesë, zbulohet qendra në

Janë të licensuar si qendra masazhi apo SPA, por përveç masazhit, masazhatorët të vetëofrohen edhe për shërbime ekstra, kundrejt pagesës.

Pas denoncimit të banorëve të një pallati në afërsi të Selitës në Tiranë, Fiks fare investigoi këtë rast,duke bashkëpunuar me një klient të kësaj qendre estetike.

Bashkëpunëtori hyri në qendrën estetike, ku kërkoi të kryente një masazh.

Pyetjes se bashkëpunëtorit të Fiks Fare nëse ofronin shërbime ekstra punonjësja e qendrës estetike i është përgjigjur pozitivisht. Ajo i ka ofruar marrëdhënie intime klientit kundrejt pagesës prej pesë mijë lekësh të reja./tch

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH