Aktualitet

Masat e reja kundër COVID në fuqi, punonjës të marketeve dhe të disa bizneseve me certifikatë vaksinimi në punë

Shkruar nga Liberale
Masat e reja kundër COVID në fuqi, punonjës të marketeve dhe

Nga dita e sotme kanë hyrë në fuqi masa të reja kundër koronavirusit, të njoftuara më herët nga Komiteti Teknik.

Në kuadër të masave të reja, duke filluar nga sot, punonjësit e administratës publike, të supermaketeve dhe të qendrave tregtare do të duhet të dorëzojnë certifikatën e vaksinimit për t’u paraqitur në punë.

Duket se ky njoftim është pritur dhe ka gjetur zbatim. Më poshtë ju sjellim disa fotografi në disa markete dhe biznese ku punonjësit janë të pajisur me certifikatën e vaksinimit.

Kujtojmë se në mungesë të certifikatës, ata që nuk duan të vaksinohen, do të duhet të bëjnë test PCR çdo 5 ditë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH