Aktualitet

Masakroi me leva një person, shpallet në kërkim punonjësi i Gardës

Shkruar nga Liberale
Masakroi me leva një person, shpallet në kërkim punonjësi i

Policia shpall në kërkim një 35 vjeçar i dyshuar se ka masakruar me leva bashkë me të tjerë, një shtetas, i cili gjendet në gjendje të vështirë për jetën në spital.

Një burim i sigurtë pranë policisë i tha gazetares Anila Hoxha se i dyshuari quhet Mariglen Hoxhallari, me detyrë punonjës në Gardën e Republikës. Ai po kërkohet pasi është vendosur nën hetim për vrasje me dashje të mbetur në tentativë i thanë burimet gazetares Hoxha.

Nga hetimet e deritanishme si edhe nga kqyrja e vendangjarjes rezulton se punonjësi i Gardës bashkë me persona të tjerë kanë sulmuar dhe kanë qëlluar shtetasin Ismet Llesho. /Top Channel

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH