Aktualitet

Masakra e Fushë- Krujës, 3 milionë lekë për ata që ndihmojnë në identifikimin e autorëve

Shkruar nga Liberale
Masakra e Fushë- Krujës, 3 milionë lekë për ata që

Policia e Shtetit ka vënë 3 milionë lekë në dispozicion të atyre që japim informacion për identifikimin e autorëve të masakrës së Fushë Krujës, ku mbetën të vrarë 3 persona.

Drejtori i policisë së shtetit, Gledis Nano mblodhi në orët e vona të mbrëmjes krerët e policisë së Tiranës dhe Durrësit si dhe të Departamentit të Policisë Kriminale, për të diskutuar për hetimin e ngjarjes.

Ngjarja e rëndë u shënua ditën e djeshme në mbikalimin e Fushë –Krujës. Tre të rinjtë nga Kurbini po udhëtonin nga Fushë-Kruja në drejtim të Lacit, kur drejt tyre u qëllua me breshëri automatiku. Të vdekur mbetën tre persona, Diklen Vata, Brilant Martinaj dhe Arbër Hoxha.

Në automjetin e autorëve mësohet se ishin 4 persona, 3 prej të cilëve i dolën mjetit të viktimave përballë dhe qëlluan me të paktën 60 plumba.

Diklen Vata mundi të dalë nga makina, i plagosur rëndë, por autorët qëlluan sërish ndaj tij. Dy të tjerët, mbetën të bllokuar brenda mjetit që shpërtheu në flake.

Pas ngjarjes Policia ka sekuestruar disa kamera sigurie të bizneseve përreth ndërsa u ngritën postblloqe të shumta për të kapur autorët.

Mjeti që u përdor nga autorët u gjet i djegur në fshatin Larushk, afër Fushë Krujës, ndërsa brenda tij u gjetën 1 armë automatike dhe 2 kallashnikovë. Targa e makinës së përdor në këtë masakër rezulton e vjedhur.

Viktimat rezultojnë të kenë qenë persona me precedent penalë. Brilant Martinaj ka qenë i skeduar nga policia si i dyshuar për vrasjen e efektivit të policisë, Xhuliano Prela.

Brilanti ishte kushëri i Ervis Martinajt, person i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), në lidhje me operacionin “Plumbi i Artë”, i cili u realizua pas dëshmisë së Nuredin Dumanit.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH