Showbiz

"Martesa mes Luzit dhe Kiarës e rreme dhe me probleme!”, Meri Shehu: Më telefonojnë edhe politikanë të shqetësuar për fatin e tyre pas zgjedhjeve    

Shkruar nga Liberale
"Martesa mes Luzit dhe Kiarës e rreme dhe me probleme!”, Meri

Meri Shehu ka zbuluar në “Ëake Up” se familjarë të ndryshëm të politikanëve e kanë telefonuar për të zbuluar më tepër rreth karrierës së tyre.

Ajo tregon se përmes hartës astrologjike personale të dikujt, mund të zbulosh se sa mundësi ka ai njeri për të marrë një pozicion apo sa mund të ngrihet në karrierë.

Astrologia e njohur u shpreh se edhe martesa e Kiarës dhe Luizit është e rreme.

Për shkak të Mërkurit kundër, marrëdhënia e tyre mund të jetë në rrezik dhe të përballet me probleme.

Bledi Salaj: Në këtë periudhë fushate të ka ardhur ndonjë politikan të të kërkojë ndihmë?

Meri Shehu: Po më kanë marrë në telefon. Jo ndihmë jo, nuk kërkojnë ndihmë këta tani. Më ka pyetur vjehrra e ndonjërit, ose kunata e ndonjërit, më shumë familjarë sesa drejtpërsëdrejti.

Bledi Salaj: Ti e ofron këtë shërbim?

Meri Shehu: Patjetër, duke parë hartën astrologjike personale të një njeriu, shohim se sa mundësi ka ai njeri të marrë një pozicion, ose sa mund të ngrihet në karrierë, ose sa mund të përfitojë nga momenti.

Meri Shehu: Bricjapët do merren shumë me dashurinë, fejesa, martesa.

Blendi Salaj: Bravo Bricjapi!

Enxhi Nasufi: Kiara është Bricjap, u martua.

Meri Shehu: Po për Kiarën kemi dalë ne tani. Direkt për Kiarën e kishim.

Enxhi Nasufi: Jo martesa e parë që mu kujtua.

Meri Shehu: Po ajo ishte e rreme se ishte me Mërkur të kundërt.

Blendi Salaj: Ti po thua se martesa e tyre ishte e rreme për shkak të Mërkurit?

Meri Shehu: Po me Mërkur të kundërt do të ketë probleme.

Enxhi Nasufi: Po se Meri thotë që me Mërkur të kundërt nuk merren vendime, nuk bëhen kontrata.

Blendi Salaj: Se stresohen dynjaja, duhet t’i qetësosh një çikë.

Meri Shehu: Ti qetësoj një çikë, është problem ëë? Unë i dija shqiptarët më të zgjuar, çfarë ka ndodhur me ne?

Neada Muçaj: Po pse? Është një histori dashurie, shumë e bukur.

Meri Shehu: Dashurie? Unë kam 50 vite që s’ma var njeri në dashur! (qesh) Për Zotin, 50 vite, po pres dashurinë akoma.

Blendi Salaj: Sa peshore ke zhbalancuar ti Meri, po lëri këto! Pra të kenë kujdes çifti.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH