Showbiz

Martesa me Elgitin, ja çfarë tha babai dhe motrat e Klea Hutës pas ceremonisë

Shkruar nga Liberale
Martesa me Elgitin, ja çfarë tha babai dhe motrat e Klea Hutës

Babai dhe motrat e këngëtares Klea Huta, kanë folur në një intervistë ekskluzive për TCH, pas ceremonisë që ndodhi me producentin Elgit Doda.

Ata janë shfaqur të emocionuar, ndërsa babai tha se këtë rast qëndroi i fortë emocionalisht.

"Pas gjithë atyre përjetimeve që kemi kaluar, ky ishte një emocion që ve­ç kur të martohet Eni pastaj, nuk do mund ta përjetoj më një herë tjetër", tha njëra nga motrat e Kleas, Ledia Huta.

Brenda dasmës së Kleas dhe Elgitit, Romeo Veshaj i përlotur: Imagjinoj veten dhëndër!

Gazetarja: Eni, si ishte për ty të shikoje Klean që vinte drejt altarit?

"Nuk ka motër që mos të ketë ëndërruar për motrën këtë moment. Ishte momenti më i bukur, dhe për mua është dita më e lumtur në jetë pas lindjes së Kridit", tha motra tjetër, Eni Huta.

Gazetarja: Si u ndjeve kur e shoqërove sot Klean, në këtë altar të bardhë?

"Ishte një ndjesi shumë e veçantë që të përcjellëh vajzën në altar, edhe pse nuk është nga ato tradicionalet, në kuptimin që gjërat kanë evoluar sot, kanë një dimension tjetër, ishte pak më e zbutur. Zakonisht jam i ndjeshëm, por kësaj radhë i përjetova me sukses", tha babai i Klea Hutës.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH