Marsida Qatja, 30-vjeçarja e cila u bë shkak për vrasjen e Dritan Haxhollit ka dhënë një intervistë tjetër për News 24.
Ajo rrëfeu njohjen me Dritan Haxhollin, viktimë e ngjarjes, Bledar Toçin, shefin e sigurisë së Burgut Durrës, autor i vrasjes, aktualisht i plagosur nga 41-vjeçari dhe natën e krimit.
Pjesë nga intervista:
I the që nuk ishte vetëm.
I thash jam me miqtë e mi. U fut brenda, ishte me armë
Ishte hapur dera?
Jo e hapa unë. I thash eja futu brenda…dhe i thash sqarohu. Sa e pa Bledarin tha; ‘o Bledar Toçi qenke këtu’. Ai i përgjigjet; ‘Tan s’kam ardhur pa qëllim këtu. Marsi është me 3 fëmijë dhe pa përkrahje’. Por ky i qëllon dhe i thotë që të linte armën mbi tavolinë.
Ky ishte veprimi i fundit?
Po i thotë ‘lërë armën’ dhe i qëllon. Pastaj kthehet dhe tenton të qëllojë djalin tim. Por Bledari ndërhyri, e qëlloi se ishte i detyruar. Se dinim ne që Bledari kishte armë, se nuk e mbante me vete. Ne sa herë bënim shaka me të kur dilte nga puna dhe ai thoshte; ‘dale të heq uniformën’. Ishte shumë i rregullt me detyrën (Bledari).
Kur hyri në banesë çfarë tha?
Asnjë gjë s’bëri. Veç qëlloi. I tha Xhuljos; ‘Pasi të vras këta do kem punë me ty’.
Me ty si reagoi?
Më qëlloi pak, por dhe unë s’u largova asnjë çast. Çova djalin sipër. Edhe pse mund të vdisja..nuk u ndala, hyra në mes. Por nuk ja dola. Ai e kërkoi vet.
Në çfarë momenti njoftove policinë?
Policinë e kam marrë pasi ka nisur sherri. E kam njoftuar policinë dhe ajo ka ardhur në 1 minutë pasi e kam njoftuar. Kur erdhi policia i thash që; futuni brenda se ka një të vdekur brenda.
A të ka kërcënuar më parë për fëmijët?
Më thoshte po ‘pres që të dalë burri jot nga burgu dhe t’ju vras bashkë me fëmijët’.
Çfarë kishte me familjen tënde?
Asgjë nuk kishte. Kur ishte normal, pa pije nuk bënte gjë.
Ju ngacmonte?
Jo nuk më ngacmonte. Por shoqet më thoshin; ai bëhet xheloz për ty.
Çfarë marrëdhënie ke me Bledarin?
Me Bledarin dhe miqtë e tij njihem. Jo shoqëri të fortë, por si polic që ishte. Kur ja shprehja shqetësimin Bledarit, ai më tha; ‘mos e vrit mendjen’.
Ke kontaktuar me familjarë të viktimës?
Jo s’kam kontaktuar. Pres të komunikojë me vëllain dhe nusen e tij. Madje e njoh dhe nënën. I njoh të gjithë kam vite. I njoh me vite, por jo sot. Njihemi të gjithë.
Çfarë mesazhi do i jepni nënën së Dritanit sot?
Më vjen shumë keq. Nuk doja që të përfundonte kështu. Nënë mos qofsh, se jam nënë vet. Ajo është viktima e parë e Dritanit.
Burimi i BW