Aktualitet

Marrëveshje Shqipëri- Hungari për certifikatën e vaksinimit

Shkruar nga Liberale
Marrëveshje Shqipëri- Hungari për certifikatën e vaksinimit

Arrihet marrëveshja e parë mes Shqipërisë dhe Hungarisë për njohjen e ndërsjelltë të certifikatave të vaksinimit.

Shqipëria dhe Hungaria pritet të hapin kufijtë për lëvizjen e lirë mes dy vendeve, duke përfshirë edhe arsyet e turizmit. Kjo marrëveshje është arritur gjatë takimit Rama-Orban në Budapest ditën e sotme.

"Budapest – Një ditë e veçantë pune me kryeministrin Viktor Orbán dhe delegacionet përkatëse, mbi bashkëpunimin bilateral në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe për ecurinë e integrimit europian të Shqipërisë, ku Hungaria është historikisht një mbështetëse e palëkundur", shkruan Rama në Facebook.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH