Aktualitet

Marrëveshje Shqipëri-Britani e Madhe për transferimin e të burgosurve

Shkruar nga Liberale
Marrëveshje Shqipëri-Britani e Madhe për transferimin e të

Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar kanë firmosur marrëveshjen për transferimin e të burgosurve në vendin e tyre të origjinës.

Marrëveshja, e cila ka për qëllim zhvillimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e të drejtës penale ndërmjet Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, u firmos nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Gjatë vizitës në Londër, ajo u takua me ministrin Philp, ku vuri në dukje se Shqipëria ka ndërmarrë një reformë të thellë gjyqësore.

Po ashtu, Gjonaj u takua dhe me ministrin Chalk, me të cilin diskutoi mbi sistemin penitenciar dhe mundësinë e mbështetjes nga pala britanike nëpërmjet rikonstruksionit apo ndërtimi të një burgu të ri.

Nga ana tjetër, Chalk, shprehu vullnetin e fortë politik për mbështetjen e kërkesave të palës shqiptare dhe ndërmori angazhimin për vijimin e diskutimeve të mëtejshme ndërmjet stafeve teknike për modalitetet e këtij bashkëpunimi.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH