Aktualitet

“Marrëveshje për të vrarë reformën”, Rama i përgjigjet Yuri Kim

Shkruar nga Liberale

Pas paralajmërimit të ambasadores amerikane për marrëveshje të fshehtë për të goditur Reformën në Drejtësi, ka ardhur reagimi i kryeministrit Edi Rama. Kryeministri i është përgjigjur ambasadores në Twitter me një thënie të Shekspirit: “Ferri është bosh dhe gjithë djajtë janë këtu”.

“Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë", shkruante më herët ambasadorja Yuri Kim.

Kujtojmë se prej ditësh ambasadorja e SHBA ka zhvilluar takime me Kryeminstrin Rama. Në takimin e së enjtes ka qenë e shoqëruar edhe nga ambasadori i BE dhe ai gjerman.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH