
Aktualitet
Marrëveshja për “Zgjedhoren”, Hajdari: Ja kushti i panegociueshëm

Deputetja Rudina Hajdari ka paralajmëruar sërish kryeministrin Edi Rama se hapja e listave është një kusht i panegociueshëm për opozitën parlamentare.
“Dje i bëmë të qartë Edi Ramës se hapja e listave është një kusht i panegociueshëm për miratimin e reformës zgjedhore dhe marrëveshjes Rama-Basha.
Sot, mbi 75% e shqiptarëve e mbështesin dhe duan hapjen e listave si një mjet për të patur më shumë fuqi mbi vendimarrjen në Parlament.
Misioni ynë është që në parlament të përfaqësojmë këtë shumicë dërrmuese shqiptarësh e jo dëshirat e 2 apo 3 kryetarëve që kanë frikë nga populli.”, shkruan Hajdari. /Gazeta Liberale
Tags: Edi Rama, hajdari, kusht i panegociueshem
KOMENTO (0)