Aktualitet

Marrëveshja për targat, reagon Italia: Serbia dhe Kosova, të normalizojnë plotësisht marrëdhëniet e tyre

Shkruar nga Liberale
Marrëveshja për targat, reagon Italia: Serbia dhe Kosova, të

Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani ka deklaruar se, Serbia dhe Kosova duhet të normalizojnë plotësisht marrëdhëniet e tyre pasi arritën një marrëveshje që i dha fund një mosmarrëveshjeje dyvjeçare për targat e makinave.

Perëndimi kishte paralajmëruar se mosmarrëveshja mund të përshkallëzohej në dhunë etnike, por përfundimisht u zgjidh të mërkurën vonë përmes përpjekjeve ndërmjetësuese nga Bashkimi Evropian dhe të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

"Tani është e nevojshme të vazhdohet në rrugën e dialogut dhe normalizimit të plotë të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës", tha Tajani në një deklaratë pas telefonatave me liderët serbë dhe kosovarë.

Tajani, i cili vizitoi dy kryeqytetet të martën me ministrin italian të Mbrojtjes, Guido Crosetto, shtoi se "e ardhmja e Ballkanit është në Evropë dhe Italia është e gatshme të luajë një rol udhëheqës në rajon".

Italia aktualisht drejton misionin Kfor të NATO-s në Kosovë dhe është kontribuuesi më i madh i saj për sa i përket numrit të trupave. /Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH