Aktualitet

Marrëveshja për reformën zgjedhore, Agron Duka: Fitore e opozitës

Shkruar nga Liberale
Marrëveshja për reformën zgjedhore, Agron Duka: Fitore e

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka në rubrikën “Opinion” në News24, foli për marrëveshjen e palëve për reformën zgjedhore duke e konsideruar një farë fitoreje të opozitës si dhe komentin e tij mbi disa çështje të reformës.

“Natyrisht presim nga kjo tryezë produktin. Produkti është reforma zgjedhore. Një nga kushtet e Bundestagut, i pari fare ishte reforma zgjedhore dhe mendoj se arritja e uljes në tryezë e maxhorancës dhe opozitës është pikërisht një kusht i diktuar nga Bundestagu. Ka pasur një farë rezistence me sa duket nga maxhoranca por më së fundi u bindën që ata nuk mund të bëjnë të vetëm reformën zgjedhore. Duke qenë të diktuar nga ky kusht ky parlament monist dhe kjo maxhorancë këtë reformë do ta bëjnë patjetër me opozitën reale, siç është opozita jashtëparlamentare”, deklaroi Duka.

Ai tha që nga kjo marrëveshje synohet një reformë e dakordësuar me konsensus e cila më vonë të aprovohet nga parlamenti.

Parlamenti në këtë rast do ketë vetëm një detyrë të aprovojë këtë konsensus të dalë nga kjo tryezë. Gjykojmë që është një farë fitoreje e opozitës sepse maxhoranca është e detyruar që e vetme nuk mund të bëjë e vetme këtë reformë. Kjo detyrë pasohet nga disa detyra të tjera siç është rishikimi i 30 qershorit nga Gjykata Kushtetuese dhe nëse ribëhen do bëhen me këtë kod zgjedhor.

Opozita sheh të realizuar atë çka thënë vazhdimisht. Natyrisht jemi me vonesë nga ana e maxhorancës për kushte objektive dhe subjektive.

Gjithsesi tashmë është vënë një afat, deri më 15 mars do të përfundojë reforma zgjedhore e dakordësuar nga palët dhe e noterizuar nga parlamenti”, deklaroi kreu i PAA.

Ai tha se opozita është e unifikuar për reformën. Sa i përket sistemit, Duka deklaroi se është lënë të diskutohet në një moment të dytë duke dhënë arsyet.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH