Aktualitet

Marrëveshja mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara, reagon Rama

               Publikuar në : 19:18 - 13/08/20 liberale

Kryeministri Edi Rama reagoi për paqen e nënshkruar mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Përmes një postimi në “Twitter”, Rama e quajti një marrëveshje frymëzuese dhe apeloi që e njëjta frymë të mbizotërojë edhe midis vendeve të Ballkanit.

“Kjo është një marrëveshje vërtetë frymëzuese dhe uroj me gjithë zemër që edhe vendet e rajonit tonë të ndjekin shembuj të bashkëpunimit si kjo. Uroj që kjo frymë të ndiqet edhe nga vendet në Ballkan, që të mund të punojmë në të ardhmen me një frymë të përbashkët e të bashkëpunimit. SHBA, Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë tre miq të mëdhenj të Shqipërisë”, shkruan Rama.

Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe arritën një marrëveshje historike paqeje me ndërmjetesimin e SHBA që do të çojë në normalizimin e plotë të marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.

Marrëveshja u arrit mes presidentit Trump, kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe Mohamed Bin Zayed, princi i kurores së Abu Dhabit dhe është e para e këtij lloji që kur Izraeli dhe Jordania nënshkruan një traktat paqeje në vitin 1994.

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back