Aktualitet

Marrëveshja me PS/ Opozita parlamentare del e përçarë

Shkruar nga Liberale
Marrëveshja me PS/ Opozita parlamentare del e përçarë

Partia Socialiste dhe opozita parlamentare kanë firmosur sot marrëveshjen për ndryshimet kushtetuese, por duket se nuk kanë rënë dakord për të gjitha pikat.

Në një deklaratë për mediat, Myslim Murrizi tha se ai është kundër pikës një të marrëveshjes me maxhorancën, ndërsa shtoi se grupi demokrat nuk do të votojnë për marrëveshjen e arritur në Këshillin Politik

Ndërkohë, nga ana tjetër Nimet Musai dhe Edmond Stojku thanë se janë dakordësuar me të gjitha pikat e marrëveshjes politike me PS.

Ky është fundi i një procesi të gjatë. Ne kemi konsensus dhe gjithëpërfshirje. Më 23 korrik do arrihen 84 votat e nevojshme për 5 qershorin, ndërsa më 30 korrik do të votojnë listat e hapura. Vota nuk është kolektive dhe ne nuk detyrojmë, nuk jemi menaxherë të grupeve që përfaqësojmë. Por me shumicë votash kemi rënë dakord të votojmë marrëveshjen e 5 qershorit. Ne si opozitë parlamentare kemi firmosur vetëm marrëveshjen e sotme. Brenda grupit tonë parlamentarë, nuk është çudi që disa mos e japin votën, por besojmë se 84 vota do të jenë“, u shpreh Stojku.

Deputeti Ralf Gjoni tha se votimi është individual, por theksoi se ai vetë nuk e njeh marrëveshjen e 5 qershorit dhe se do të votojë kundër.

“Votimi është individual dhe secili deputet do të votojë sipas koshiencës së tij. Unë deklaroj që jam për këtë ndryshim, kurse vota për marrëveshjen do të jetë individuale. Unë votoj hapjen e listave. Unë Këshillin Politik nuk e kam njohur dhe kam qenë kundër marrëveshjes së 5 qershorit. Unë nuk votoj pro marrëveshjes së 5 qershorit, votoj hapjen e listave”, deklaroi Gjoni.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH