Globi

Marrëveshja Kosovë- Serbi, Vuçiç dhuratë për Trump

Shkruar nga Liberale

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka gjetur një mënyrë për të shpërblyer presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i cili do të jetë i pranishëm gjatë nënshkrimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë.

Media serbe raportojnë se presidenti Vuçiç do t’i dhurojë Trump-it një monedhë ari të Bankës Kombëtare të Serbisë me imazhin e Nikola Teslës.

“Kjo është një dhuratë simbolike sepse përmban imazhin e një shkencëtari amerikan me origjinë serbe dhe është një lidhje e rëndësishme midis Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë”, shkruan “Novosti”.

Presidenti Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës Avdulla Hoti do të takohen me Trump sot në orën 5:00 pasdite me atë të Evropës Qendrore.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH