Aktualitet

Marrëveshja Kosovë-Serbi për energjinë/ Rama: Kjo është rruga e duhur

Shkruar nga Liberale
Marrëveshja Kosovë-Serbi për energjinë/ Rama: Kjo
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Twitter ka reaguar për miratimin e marrëveshjes për energjinë në Veri, mes Serbisë dhe Kosovës. Ai e ka cilësuar këtë marrëveshje si rrugën e duhur. “Gjë shumë e mirë marrëveshja e firmosur mes Kosovës e Serbisë për energjinë në Veri. Kjo është rruga e duhur. Të tjerat janë humbje kohe duke rrejt veten!”, shkruan Rama. Kryeministri Albin Kurti dhe presidenti Aleksandër Vuçiç arritën më 21 qershor dakordësinë për udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjes për energjinë në Bruksel. Në Bruksel sot, në mes të palëve nga Kosova dhe Serbia, është arritur dakordësia mbi udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjes për energjinë nga 2013. Më herët, Bashkimi Evropian ka thënë se me marrëveshjen e sotme, Elektrosever, një kompani me pronësi serbe e themeluar në Kosovë dhe sipas ligjit të Kosovës, do të fillojë furnizimin me energji elektrike për konsumatorët në katër komuna me shumicë serbe në veri.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH