Aktualitet

Marrëveshja Kosovë-Serbi, PAA mirënjohje SHBA dhe Trump

Shkruar nga Liberale
Marrëveshja Kosovë-Serbi, PAA mirënjohje SHBA dhe Trump

Partia Agrare Ambientaliste ka reaguar pas marrëveshjes së arritur mes Kosovës e Serbisë dhe të firmosur në Shtëpinë e Bardhë sot.

PAA shpreh mirënjohje për SHBA dhe Presidentin Trump për ndikimin pozitiv në arritjen e marrëveshjes midis Serbisë dhe Kosovës si dy shtete të pavarura të angazhuara për një bashkëpunim më të plotë ekonomik në nivel bilateral dhe rajonal.

“Njohja e Kosovës nga Izraeli është një kontribut i spikatur në konsolidimin e Kosovës si shtet i pavarur dhe një kontribues solid për paqen dhe prosperitetin në Ballkanin Perëndimor.

Mbështetja e përhershme e BE-së për funksionimin e shtetit ligjor dhe ndërtimin e demokracisë funksionale në BP lehtëson avancimin e këtyre vendeve në anëtarësimin në aleancat euro-atlantike, duke i shërbyer konsolidimit të paqes dhe rritjes së prosperitetit”, deklaron PAA.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH