Politikë

Marrëdhëniet me Vuçiç dhe Erdogan, Berisha: Edi Rama, një 'prostitutë' e njohur universalisht

Shkruar nga Liberale
Marrëdhëniet me Vuçiç dhe Erdogan, Berisha: Edi Rama,

Ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë është pyetur nga gazetarja në lidhje me marrëdhënien e Edi Ramës me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe atë turk, Tayyip Erdogan.

Berisha e ka quajtur Ramën një “prostitutë politike”.

Gazetarja e pyeti Berishën kur përdori këtë term, se zotin Rama e ka akuzuar shpesh si një vasal të presidentit serb Aleksandër Vuçiç, por nga krahu tjetër ka të tjerë që e shohin atë në “prehrin” e Erdogan.

Që zoti Rama është, më fal për shprehjen një prostitutë politike kjo është universalisht e njohur, politike thash. Ai sillet si një vasal i Vuçiçit kjo është evidente sepse në çdo samit ai ka marrë përsipër të mbrojë Vuçiçin dhe të bindë Evropën se Vuçiçi i cili nuk respekton sanksionet që Europa i ka vendosur Rusisë. Ky i kërkon mos i bëjnë presion për moszbatimin e standardeve. Serbët konsiderojnë hero Putin, ku është si të jesh ushtari i Vuçiçit dhe Putinit”.

Berisha tha se kjo politikë nuk i shkon për shtat një burri shteti.

Por këtë nuk e bën kurrë një burrë shteti i cili sheh barbaritë ruse në Ukrainë, sheh krimet monstruoze kundër njerëzimit.  Bëhet avokat, bëhet skllav i Vuçiç”, shtoi Berisha.

Sa i përket Erdogan, marrëdhëniet tona me Turqinë janë tjera, por ajo ç’ka unë nuk kam pranuar dhe nuk pranoj përpjekjet për ti caktuar Rama me porosi të Erdogan kryetarin e Komunitetit Mysliman në Shqipëri. Kjo nuk mund të ndodhë. Sa kam unë dijeni ky e ka mashtruar. Ky i ka thënë unë do ta heq dhe është bërë një mollë sherri xhamia. Nuk po e hapin ata. U bë dhe Bajrami tjetër xhamia pret myslimanët për tu lutur, pikërisht prej këtij mashtrimi nuk hapet” tha Berisha për “MCN TV”, teksa u pyet pas rikthimit, edhe si kryetar i Rithemelimit, në PD.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH