Sport

Maroku eliminon Spanjën nga Botërori përmes penalltive

Shkruar nga Liberale
Maroku eliminon Spanjën nga Botërori përmes penalltive

Maroku ka bërë surprizën e madhe, duke eliminuar nga kampionati Botëror Spanjën, pas goditjes së penalltive.

Koha e rregullt dhe 30 minutat e shtesës nuk sollën gol duke u mbyllur në barazim 0-0. Ndërkohë, në goditjen e penalltive, futbollistët e Spanjës ishin një dështim total, duke humbur 3 të parat.

Për Marokun ky ishte një kualifikim historik në çerekfinale, aty ku do të ketë kundërshtar fituesin e çiftit Portugali-Zvicër, e cila do të luhet në orën 20:00.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH