Aktualitet

Marku: Nuk mund të bashkohet Berisha me Bashën, por jam i bindur që strukturat do bashkohen

Shkruar nga Liberale
Marku: Nuk mund të bashkohet Berisha me Bashën, por jam i bindur

I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’, analisti Mark Marku komentoi zhvillimet në PD. Ndonëse e konsideroi Berishën një figurë historike, Marku tha se cili i tij ka mbaruar, ndërsa theksoi se gjërat kanë nisur të ndryshojnë në PD.

“Unë mendoj që gjërat kanë nisur të ndryshojnë në PD, unë kam kërkuar që PD të bëjë analizën e vet të së shkuarës.

Ka nisur ta bëjë. Basha për herë të parë artikuloi gabime të vjetra të PD.

PD është përgjegjëse për prishjen e sistemit të zgjedhjeve me manipulimet e 1996. Ky është gabimi më i madh, do të thotë të shkatërrosh demokracinë për të cilën ti je krijuar.

Një qëndrim ndaj modelit të lidershipit. Basha do e ketë shumë të vështirë. Berisha është figurë historike, e ka mbaruar ciklin. Unë kam 30 vite me Sali Berishën. Brenda këtij cikli në vendet evropiane, psh marrin rastin e Anglisë ka ndërruar 6 kryeministra, në Francë e Gjermani po ashtu, tani të më kthehet Sali Berishae të përcaktojë edhe vite të tjera.” u shpreh Marku, ndërsa komentoi edhe kaosin në PD me rikthimin e Sali Berishës.

“Një njeri 78 vjec që shkon aty për të hap dyer e brava, e bën turpin e botës. Një njeri në moshën e berishës, që ka përgjegjësi ndaj asaj partie, shkon motivon njerëzit për konflikt.”- tha Marku, ndërsa foli për mundësitë e bashkimit mes demokratëve, por jo më mes Bashës e Berishës.

“Unë mendoj që shance për bashkim ka. Nuk mund të bashkohet Berisha me Bashën por demokratët nuk janë fajtor. Struktura poshtë unë jam i bindur që kanë për t’u bashkuar.” tha Marku.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH